@AntoGriezmann is here, so let’s hear from the man himself
#ForçaBarça
Sport
Griezmann: Dua të fitoj gjithçka me Barcelonën

Antoine Griezmann është i vendosur të bëjë një ndikim të madh te Barcleona pas transferimit prej 120 milionë eurosh nga Atletico Madridi.
Reprezentuesi francez kompletoi kalimin e tij nga Atletico Madridi më 12 korrik dhe është i gatshëm të fillojë menjëherë me klubin nga Camp Nou.
Griezmann ka folur për objektivat e tij me katalunasit, ku ka theksuar se dëshiron t’i fitojë të gjithë trofetë.
“Jam i etur për të filluar dhe për të punuar me grupin”.
“Do të ketë sfida të reja dhe unë dua të fitoj gjithçka – Ligën, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve”, përfundoi ylli francez. /KlinaPress.com/