Connect with us

Sport

Gruaja i bën masazh, Ronaldos mendjen e ka diku tjetër

Published

on

Princ Caffe Banners

Kështu kujdeset gruaja e tij kur Ronaldo është në shtëpi.

Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim dhe mbetet në dyshime për ndeshjen e xhiros së parë në Serie A, ku Juventus takohet me Parmën.

Ylli portugez ka stërvitur në mënyrë të diferencuar ndaj pjesës tjetër të skuadrës, duke humbur edhe miqësoren para sezonale kundër skuadrës së dytë të Juventusit.

KESCO

34 vjeçari ka përfunduar sezonin e parë në Torino me 28 gola në 43 ndeshje, duke ruajtur formën e mirë edhe pas ndryshimit të skuadrës.

Ronaldo, dëshiron të jetë i gatshëm së më parë që është e mundur, duke vendosur që një pjesë të rikuperimit ta kryejë edhe në shtëpi.

Ai ka publikuar në Instagram një video me gruan e tij, Georgina Rodriguez duke masazhuar zonën e lënduar, teksa shikonte ndeshjen finale të Superkupës së Evropës, mes Liverpoolit dhe Chelsea.