Connect with us

Sport

Guardiola dëshiron triumfin në Ligën e Kampionëve me Man Cityn – por jo me çdo kusht

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Pep Guardiola ka folur rreth fitimit të trofeut në Ligën e Kampionëve këtë sezon me Manchester Cityt.

Trajneri katalunas njihet si fitues i madh, pasi ka fituar në Spanjë me Barcelonën, në Gjermani me Bayern Munichun dhe Angli me Cityn.

Megjithatë, triumfin në Evropë, Guardiola e ka shijuar vetëm me Barcelonën dhe për këtë fakt është kritikuar disa herë.

“Unë e di se do të gjykohemi në fund edhe nëse fitojmë Ligën e Kampionëve. E di se nëse nuk e bëjmë, nuk do të jetë e mjaftueshme”, ka thënë fillimisht Guardiola.

KESCO

“Arrita te Barcelona, ​​ishim me fat që e fituam dy herë në katër vjet, dhe njerëzit presin që unë jam diçka i veçantë që duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe është e vërtetë”.

“Dua të jem i lumtur për 11 muaj – dhe fitimi i Ligës Premier më bën të lumtur. Pse do të pres deri në shkurt për shtatë ndeshje?”, përfundoi katalunasi. /KlinaPress/