Connect with us

Aktuale

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Malishevë, me armë në fyt e kërcënojnë pronarin

Published

on

Schengen Visa

Dje në orët e mbrëmjes, disa persona të maskuar dhe të armatosur kishin hyrë në një shtëpi në fshatin Banjë të Malishevës, ku tentuan të grabisnin por ‘punën’ ua ndali në gjysmë një person që gjendej në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja.

Gazeta mëson se derisa viktima ishte duke fjetur në katin e parë të shtëpisë, të dyshuarit kishin depërtuar me forcë përmes derës së pasme të kësaj shtëpie.

Në momentin që viktima i pa të dyshuarit, njëri prej tyre ia drejton armën dhe e detyron të dalë nga shtëpia.

KESCO

Por, ai pa e lënduar i ka lajmëruar edhe dy grabitësitë e tjerë se në shtëpi ka njerëz dhe të dyshuarit u larguan me vrap në drejtim të pyllit.

Gazeta Sinjali merr vesh se policia ka arritur që t`i arreëstojnë tre të dyshuarit në lidhje me këtë rast dhe se janë dërguar në mbajtje.

Gjithashtu është bërë e ditur se tek të dyshuarit është gjetur një pushkë gjuetie . Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës si dhe kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë.

“Patrullat e policisë kanë bere sigurimin dhe kontrollimin e një perimetri me te gjere ne kerkim te te dyshuarve. Ne vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore”, thuhet në përgjigjen e policisë