Connect with us

Lajme

Haradinaj: Dëshmorët që i kujtojmë dhe nderojmë sot, janë prej atyre që i kanë vënë themelet e shtetit të Kosovës

Published

on

Schengen Visa

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka bërë  homazhe te lapidari dhe mori pjesë në tubimin përkujtimor për dëshmorët Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behluli.

Me këtë rast, Haradinaj, tha se ndihet i nderuar që sot të ndajnë këtë ditë së bashku dhe se kjo është shpjegimi më i saktë i asaj kur bashkohen për të kujtuar dhimbjen e të kaluarës, rrugën për të cilën kemi ra, por edhe ditën e sotme.

“Nëse duam të shohim më saktë atëherë nuk duhet të harrojmë se ne jemi përcaktuar si shtet dhe lindja më e dhimbshme më  e zorshme për këtë arsye në krejt botën janë më pak se  200 shtete prej mijëra vjetëve që kur ekziston njerëzimi, në mesin e kësaj familjeje të shteteve është edhe Kosova”,  Haradinaj.

KESCO

Ndër tjerash,Haradinaj, tha se dëshmorët që i kujtojmë dhe nderojmë sot janë prej atyre që i kanë vënë themelet e njërit prej këtyre shteteve të botës.

“Imagjinojni çfarë qëllimi të madh i kemi vendosur vetes dhe sa shumë kemi arritur. E vërtetë është që Kosova është reduktuar gradualisht por po ashtu është shumë e gëzueshme që e kemi një atdhe ku jetojmë të lirë,  ne shqiptarët që jemi shumicë por edhe komunitetet tjera”, shtoi  Haradinaj.

Duke folur për të ardhmen, Haradinaj, theksoi se nuk ka në jetë asgjë të lehtë, sidomos për punët e çmueshme është zor, vështirë dhe ka dhimbje, por për punët e mëdha sipas tij ka edhe pengesa, por nëse ndalemi te pengesat, ndalemi si popull, por nëse vazhdomë t’i kalojmë këto pengesa vazhdojmë të afrohemi te një liri më e plotë një shtet qind për qind.

“Ju ftoj që edhe në këto kohë të reja të vazhdojmë të forcojmë shtetin tonë, lirinë tonë, nderojmë heronjtë tonë, sakrificën tonë ndër breza”, tha në fjalën e tij para të pranishmëve,  Haradinaj.

Haradinaj, në fund, dy pjesëtarëve të familjarëve të dëshmorëve iu dhuroi flamurin kombëtar dhe atë të shtetit të Kosovës, njofton /KlinaPress/.