Connect with us

Lajme

Haradinaj komenton vizitën e Presidentit Macron në Beograd

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me vizitën së presidentit Macron në Beograd, ka thënë se falenderon atë për sinqeritetin e tij kur ka thënë se Kosova dhe Serbia janë shtete evropiane.

“Është parë qartë një dëshirë e Presidentit Macron që t’i ofrojnë dy popujt, apo mi rikthy ndjenjat e mira mes popujve, dhe u pa investim i madh në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se lidhur me fjalën kompromis, të cilën e kishte përmendur Presidenti Macron, është një këshillë e zakonshme që të gjendet një kompromis.

KESCO

“Mund të jetë i njëanshëm kompromisi, mund të jetë për të dy palët, ose asnjënës, por kjo gjuhë është e logjikshme. Nuk është se ai kishte një kartë në xhep dhe e shpjegojke se çka është kompromisi, e them prapë është gjuhë e logjikshme”, ka thënë ai.

Haradinaj këto deklarata i ka thënë Kryeministri, Ramush Haradinaj, këto deklarata i bëri pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe./KlinaPress/