Connect with us

Lajme

Haradinaj në Klinë: Aleanca qëndron dhe kur krejtë të tjerët dorëzohen

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Kryetari i Komunës së Klinës, njëherësh edhe kryetar i degës së AAK-së në Klinë, Zenun Elezaj, bashkë me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, vizituan sot bizneset e komunës së Klinës, ku u njohën nga afër me kushtet e punës dhe u informuan për efektin që ka pasur vendosja e taksës ndaj produkteve serbe.

Siç njoftohet, ata zhvilluan takime pune edhe me kryesinë e degës së AAK-së në Klinë,

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme, në nëndegën e AAK-së në fshatin Grabanicë zyrtarisht është shpallur i hapur procesi zgjedhor, ku kryetar i nëndegës është zgjedhur Sami Bardheci.

KESCO

“Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, ka thënë Haradinaj./KlinaPress./