Connect with us

Titujt Kryesorë

Haradinaj: Nuk ka lojë me kufij, s’ka mini-Rusi në Kosovë

Published

on

GorenjeKosova

Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj edhe një herë kërkoi që mos të luhet me ndryshim të kufijve, pasi kjo sipas tij, është shumë e rrezikshme, teksa tha se në Kosovë nuk mund të funksionojë një shtet brenda shtetit, duke iu referuar themelimit të asociacionit të komunave serbe.

Haradinaj kritikoi edhe ata që kanë negociuar deri më tani me Serbinë, duke thënë se ata kanë qenë në gjendje të japin tokë të Kosovës.

“Nëse ne nuk e sqarojmë një që kurrqysh mos me i prek kufijtë e kësaj Kosove kaq të vogël, na dhimbet që nuk është Presheva brenda, Toplica. Por nëse nuk e sqarojmë ne jemi kah ia japim dikujt që është burim jete për pjesën 2 milionëshe që jetojmë këtu. Jemi duke e humbur burimin kryesore të jetës sonë. Imagjinoni sa me rëndësi është që me qenë shumë të saktë, të qartë se nuk ka lojë me kufij. Duhet sqaruar shumë mirë këtë që Kosova 2 milionë është multi-etnike. Ne kemi dhënë komuna të vogla për komunitetet, i respektojmë. Por në këtë Kosovën kaq të vogël nuk nxë dy shtete. Pra, Kosovën dhe një shtet tjetër, një Dodik republikë, një mini-Rusi”, tha Haradinaj.

KESCO

Duke folur për dorëheqjen e tij, Haradinaj tha se ai akt e ka ngritur Kosovën në një shkallë me lartë. Ndërkaq, për raportet e tij me ndërkombëtarët, ai tha se herën tjetër kur të shkojë në SHBA do të sjellë njohjen.

Ndërsa, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi tha se lideri i tij partiak, Ramush Haradinaj e meriton mbështetjen e qytetarëve edhe për një mandat tjetër.

“Duhet t’i japim përkrahjen dhe mbështetjen popullore si referendum për zgjedhje e kryeministrit të ardhshëm që do të jetë për të vazhduar punën, zotëri Ramush Haradinaj”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu tha se partia e tij sot del ballëhapur e faqebardhë ndaj gjithë qytetarëve të Kosovës për punën e bërë gjatë dy vjet qeverisje.

“Para gjithë popullit do të dalim ballëhapur dhe faqebardhë për faktin se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme”, tha ai.

Mbështetje për Haradinajn kërkoi dhe ish-ministri Bajram Hasani.