Connect with us

Lajme

Haradinaj: Shën Tereza, i dha botës shembullin më unik të humanizmit

Published

on

COVID-19

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar Shën Terezën në 109 vjetorin e lindjes së saj.

Haradinaj ka thënë se sot me krenari kujtojmë trashëgiminë e jashtëzakonshme të Shën Terezës, që në mënyrë të mahnitshme mishëroi idenë e shërbimit për paqe, duke i dhënë emër dhe vlerë popullit të saj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

KESCO

Nobelistja e parë shqiptare, Shën Tereza, me mrekullitë e saj, i dha botës shembullin më unik dhe të papërseritshëm të humanizmit. Ajo e shndërroi në kult mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare, duke e universalizuar në përmasa botërore. Sot, në 109 vjetorin e lindjes, me krenari kujtojmë trashëgiminë e jashtëzakonshme të Shën Terezës, që në mënyrë të mahnitshme mishëroi idenë e shërbimit për paqe, duke i dhënë emër dhe vlerë popullit të saj. Të lartësuara qofshin përjetë emri dhe vepra e saj!/KlinaPress/