Connect with us

Lajme

Haradinaj: Shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues

Published

on

Schengen Visa

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe.

Ai në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se është në kontakt me kryetarin e Gjakovës dhe se nga afër po e përcjellin gjendjen e krijuar.

Haradinaj ka theksuar se janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon si dhe Policia e Kosovës. Po ashtu, është mobilizuar me urgjencë një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar./KlinaPress/

KESCO