Connect with us

Lajme

Haradinaj sot udhëton për në Hagë

Published

on

GorenjeKosova

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se të martën do të udhëtojë për në Hagë.

“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë të hënën Haradinaj.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.

KESCO

Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës. /KlinaPress/