Connect with us

Lajme

Haradinaj sqaron kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese: Kam kërkuar të di se si vazhdon qeverisja më tej

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit.

Ai në një konferencë për media ka thënë se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të dijë se si vazhdon qeverisja më tej.

“Kam kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të di a nënkupton kjo dorëheqje edhe një kujdestari qeverisje pastaj, pra një vazhdim të një kujdestarie qeverisëse. Edhe pse zyra ligjore pranë kryeministrisë e ka vlerësuar kështu në bazë të praktikave, në bazë të interpretimeve të mëhershme, megjithatë për të qenë në anën e ligjit i kam dorëzuar Gjykatës Kushtetuese një kërkesë”, ka thënë ai.

KESCO

Haradinaj ka thënë se deri sa të vijë Qeveria tjetër, ka përgjegjësi për vendin.

“Nuk është se krejtësisht jeta ndalet në këtë periudhë kohore, mirëpo e shoh një dëshirë që me i përzi temat. Unë kam dhënë dorëheqje, një Qeveri duhet me dalë nga zgjedhjet por deri sa të vijë ajo Qeveri, kush mbanë përgjegjësi për qeverisjen në vend? Këtë përgjigje nuk po e jep kërkush e unë nuk guxoj ta lë në kaos vendin deri sa nuk zgjidhet një qeveri tjetër. I siguroj qytetarët e vendit që nuk do t’i lë në vakum qeverisës, por për të qenë në anën e ligjit iu kam drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur ai duke shtuar se Gjykatës Kushtetuese i është dejtuar si kryeministër i dorëhequr.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

“Partia që udhëheqi mbështesim shpërbërjen e parlamentit, kurdo që mund të thirret një seancë për shpërbërje – nëse kjo e përshpejton procesin e zgjedhjeve. Por kjo nuk bëhet që të përshpejtohen afatet për zgjedhje, kjo bëhet për herët e ardhshme. Kushtetuta jonë nuk e ka prezicuar se çfarë thonë kur pushtetarët japin dorëheqje, për këtë unë e kam bërë pyetjen jo vetëm për këtë kohë, por në vazhdimësi. Unë kam kërkuar nga grupi ynë parlamentar, nga Ahmet Isufiu t’i filloj konsultat me grupet parlamentare për shpërbërjen e Kuvendit. Presidenti ka paralajmëruar por ende skemi marr ftesë për takim”, ka thënë Haradinaj. /KlinaPress/