Connect with us

Lajme

Haradinaj takon një delegacion ushtarak amerikan, flasin për ndihmën e SHBA-së për FSK-në

Published

on

GorenjeKosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur një delegacion ushtarak amerikan me të cilët ka biseduar për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, dhe ndihmën e SHBA-së për FSK-në.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se bashkëpunimi i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë.

“Prita sot një delegacion ushtarak amerikan, kryesuar nga oficeri Sean Nestor, me të cilët diskutuam për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë dhe ndihmën e pakursyer të ShBA-së për FSK-në.
Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë.
Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza”, ka shkruar në Facebook ai./KlinaPress/

KESCO