Connect with us

Politikë

Haradinaj: Taksa ia ka hëngër kryet qeverisë së kaluar, e njëjta ka me ia hëngër kryet edhe kësaj qeveria

Published

on

SIGMA Banners

Propozuesi i debatit për tarifën në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj në përmbyllje të diskutimeve të gjata për këtë temë, tha se meqë nuk ka disponim për me i dhënë mbështetje rezolutës për taksën, nuk do ta nxjerrin për votim.

Shefi Grupit Parlamentar të AAK-së, Haradinaj theksoi se taksa 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjës, ‘ia ka hëngër kryet qeverisë së kaluar dhe ka me ia hëngër kryet edhe kësaj qeverie’.

“Kryetare, s’po mund të kalojë nostalgjia e LDK-së për PDK-në. Kot. Bile s’po më pëlqejnë disa veprime. E para pse kemi thirr seancë të jashtëzakonshme e përcakton Rregullorja. Unë nuk është që nuk kam përgatit rezolutë, por e shoh që nuk ka disponim për me i dhënë mbështetje, për këtë arsye nuk mendoj që do ta nxjerrim n ë votim. Sa i përket taksës 100 përqind duhet me u diskutua dhe prapë me pas seancë, nuk është tepërt, por vendimet i takojnë shumicës dhe më saktësisht kryeministrit Kurti. Pra, vendimi i kryeministrit Kurti i prezantuar para mediave, duhet me shkua në qeveri, qeveria me votua dhe ai vendim kthehet në fuqi të plotë. Të tjerat janë fjalë, dhe deri te ai vendim, që ne i kemi pa ato shtatë pikat e famshme dhe për ato kemi thirr seancë, por ne nuk po shohim as këtu diçka unike mes VV-së dhe LDK-së. Jemi dëshmitar se nuk e kanë seriozisht as për reciprocitet, sepse nuk do të ndodhë reciprociteti. Taksa në fillim është qit si masë ndëshkuese, pastaj është rritë vlera pastaj janë lotët e Vuçiçit. Nuk e di serbishten se e kisha fol lirisht, por kur flasim se ku jemi sot, me ia hap tregun Serbisë, pa arritur asnjë marrëveshje, pa asnjë çmim kundërvlerë, e keni gabim. Kjo taksë ia ka hëngër kryet qeverisë së kaluar, e njëjta ka me ia hëngër kryet edhe kësaj qeverie, mos kije merak”, tha Haradinaj. /Gazeta Sinjali/

KESCO