Connect with us

Lajme

Haradinaj thotë se bashkatdhetarët po e ringjallin Kosovën, u bën thirrje për kujdes në trafik

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj,  ka falenderuar bashkatdhetarët që nuk kanë hequr dorë nga Kosova.

Haradinaj në një konferencë për media pas pritjes së bashkatdhetarëve ka thënë se bashkatdhetarët po e ringjallin Kosovën.

“Ata me ardhjen e  tyre po e ripërtrijnë Kosovën dhe është festë prezenca e tyre në çdo drejtim për të gjithë ne. Ka shumë obligime që nuk i kemi kryer për ta, por Kosova është atdheu ynë dhe i atyre. Por, thirrja ime është që të bëjmë kujdes në drejtimin e makinave, në shpejtësi dhe të mos e kthejmë në dhimbje si rasti në Rahovec, pasi që siç e dini është ditë zie sot. Pra ju bëj thirrje jo veç atyre, por të gjithë shoferëve të makinave”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

KESCO

Në aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Bernjak humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë u lënduan rëndë.

Ndryshe, mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës për vetëm gjashtë muaj të vitit 2019.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e lartë të aksidenteve në Kosovë, duke thënë se shkaku më i shpeshtë i tyre është faktori njeri./KlinaPress/