Sport
Hazard cilëson Van Dijkun si kundërshtarin më të fortë dhe mbrojtësin më të mirë në Ligën Premier

Eden Hazard ka cilësuar yllin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, si një nga lojtarët më të fortë që ai ka luajtur ndonjëherë kundër.
Duke folur për prodhuesin e emisioneve në Youtube, Jay Shetty, ish-ylli i Chelseat e ka emëruar 28-vjeçarin Van Dijk, si mbrojtësi më i mirë në Ligën Premier.
“Në Ligën Premier ka shumë mbrojtës të mirë – sidomos këtë sezon, [Virgil] van Dijk ishte zjarr”, ka thënë fillimisht ylli i Real Madridit.
“Ai është me të vërtetë i mirë, ai është i fortë”.

Hazard gjatë një dueli me Van Dijk sa ishte pjesë e Chelseat (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)
“Më kujtohet kur luanim kundër Liverpoolit dhe isha sulmues, u përpoq të kaloja kundër tij, por dështova. Nuk kishte shanse”, përfundoi Hazard.
Qendërmbrojtësi holandez u emërua Lojtari i Vitit në Ligën Premier dhe u zgjodh në formacionin e vitit. /KlinaPress/