Connect with us

Lajme

Haziri i përgjijet Vjosa Osmanit pasi bëri thirrje të mos votohet mocioni për rrëzimin e Kurtit

Published

on

PEX HOST 728×90

Lutfi Haziri i reagon Vjosa Osmanit pasi bëri thirrje të mos votohet mocioni për rrëzimin e Kurtit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që është edhe nënkryetare e LDK-së ka deklaruar se do të votojë kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se nuk duhet që në këtë kohë të bëhet ky veprim.

KESCO

“Nuk e përkrahi këtë mocion, dhe ftoj deputetët mos ta përkrahin këtë mocion. Nuk është në kohën e duhur dhe nuk do të prodhoj një qeveri tjetër me legjitimitet. Nuk ka nevoje Kosova për një qeveri që nuk ka legjitimitet”, ka thënë ajo.

Këtë deklaratë të Osmanit, e ka komentuar bashkëpartiaku i saj, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se organet e partisë do të deklarohen lidhur me votimin e mocionit ndaj qeverisë Kurti.

“Është çështje që do të deklarohet brenda organeve partiake. Uniteti dhe vetëdija e LDK-së duhet të ruhet”, ka thënë Haziri.

Ai më tej ka shtuar se “unë nuk ndahem nga ekipi. Nuk më kanë lënë vetëm dhe nuk i lë”, ka deklaruar ai./KlinaPress./