Connect with us

Sport

Hidhet shorti i Champions League, na presin super-sfida

Published

on

Shell Banners

Në fazën e play-offit në Champions League do të kemi ndeshje interesante.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës përcaktoi përballjet në fazën e play-off në Ligën e Kampioneve.

Gjithsesi, çiftet do të zyrtarizohen vetëm pas përfundimit të sfidave në raundin e tretë kualifikues të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian.

Megjithatë, që tani projektohen ndeshje të rëndësishme, pasi në skenë do të hyjnë skuadra të mëdha si Ajax Amsterdam, që do të luajë kundër fituesit të përballjes mes APOEL dhe Karabak.

KESCO

Më parë holandezët duhet të kalojnë PAOK-un e Selanikut. Një sfidë e madhe në play-off të Champions League mund të jetë edhe ajo mes Porto dhe Olympiacos. Ndeshjet e vajtjes do të luhen më 20 dhe 21 gusht, ndërsa ato të kthimit vetëm një javë më pas./KlinaPress/