Connect with us

Kulturë

Hoti dhe Dumoshi vizitojnë ish-Burgun e Prishtinës, thonë se do të shndërrohet në muze të paqes

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë vizituar ish-Burgun e Prishtinës, raporton “Zeri.info”.

Para medieve Hoti tha se përjetoi ndjenjë të veçantë kur hyri në këtë burg, prej një qelie në tjetrën.

“Është ndjenjë e veçantë dhe e përjeton plotësisht kur hyn prej një qelie në tjetrën, duke dëgjuar rrëfime të veçanta nga ministrja Vlora Dumoshi, e cila familjarët e vet i ka pasur dhe kanë kaluar në këto burgje dhe të gjithë ish të burgosurit e tjerë që kanë kaluar në këto burgje, është emocionuese për mua dhe për të gjithë që janë prezentë”, tha Hoti.

KESCO

Tutje, ai tha se ky vend është “Burgu i ideve”, i njerëzve që kanë brumosur idenë për shtetin e pavarur të Kosovës.

“Ky është vendi, ose siç është e shkruar në njërën prej pllakateve ‘Burgu i ideve’, i njerëzve që e kanë brumosur idenë për shtetin e pavarur të Kosovës. Kjo do të jetë një qendër ku qytetarët e Kosovës dhe gjithë ata që dëshirojnë të përjetojnë atë që kanë kaluar”, theksoi Hoti.

Ministrja Dumoshi, ndërkaq, tha se të burgosurit politikë janë bazament i rezistencës për lirinë e popullit të Kosovës dhe, sipas saj, të burgosurit kanë përjetuar kushte të tmerrshme në këto çeli.

“Sot jam me shumë të burgosur politikë, të cilët kanë qenë dhe janë bazament i rezistencës për lirinë e popullit të Kosovës. Ne së bashku me Qeverinë e kemi paraparë që për këtë ditë ta hapim burgun për vizitorët. Specifikë e burgut është ndërtimi harkor i tij, sepse ka qenë urdhri i Rankoviqit që të jetë bashkë me hetuesinë (UDB-në) dhe të gjithë të burgosurit kanë kaluar nëpër UDB, ku pastaj me çarçafë janë ngritur dhe janë vendosur në kushte të tmerrshme nëpër qeli”, tha ajo.

Ndër të tjera, Dumoshi në programin qeverisës parasheh shndërrimin e këtij burgu në muze të paqes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *