Connect with us

Lajme

Hoti: Gjithë buxheti është në dispozicion për parandalimin e koronavirusit

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një konference për media, tha se i gjithë buxheti i Kosovës është në dispozicion për parandalimin e koronavirusit.

“2.4 miliardë euro janë në funksion të menaxhimit të situatës jo vetëm 25 milionë “, tha Hoti

Ndërkaq për bizneset në Kosovë, Hoti tha se nuk ka nevojë të krijohet panik, nuk mund të mbyllet gjithçka pasi që nuk ka nevojë për paralizim të jetës por vetëm kujdes.

KESCO

“Nuk ka nevojë që të paralizohet jeta e bizneseve, është një virus me të cilin jemi tu u përballë por jemi duke u marr me të, nuk ka vend për panik përve çse për rritje të kujdesit, jeta duhet te vazhdoj më tutje por duke respektuar strikt udhëzimet nga institucionet shëndetesore”, tha Hoti në konferencë./ Gazeta Sinjali/