Lajme
Hoti: Jasharët, ngritja e një gjenerate të re mbi sakrificën e të parëve të tyre

Të enjten është shënuar 22-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.
E në seancën e organizuar nga Kuvendi i Kosovës për nder dhe në kujtim të veprës së familjes Jashari, të pranishëm ishin edhe Rifat Jashari së bashku me gjeneratat e reja të familjes Jashari.
Avdullah Hoti, Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka shpërndarë dy fotografi të Familjes Jashari.
Hoti tha se këto dy fotografi e paraqesin të plotë historinë e Familjes Jashari, ngritjen e një gjenerate të re mbi sakrificën e të parëve të tyre.
” Keto dy foto nga prof. Valoni e paraqesin te plote historine e Familjes Jashari, te ngritjes se nje gjenerate te ri mbi sakrificen e te pareve te tyre”, ka shkruar Hoti./Gazeta inFokus/