Connect with us

Lajme

Hoti me njoftim për kredi marrësit që s’mund ta paguajnë këstin deri më 30 prill

Published

on

SIGMA Banners

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës dhe Shoqata e Bankave, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, kanë vendosur që kredi marrësit që nuk mund të paguajnë këstin e kredisë nga 16.03.2020 deri më 30.04.2020 duhet VETËM ta njoftojë bankën ose institucionin financiar me email ose telefon.

“Njoftimet e tilla do të aprovohen AUTOMATIKISHT nga banka”.

Këstet e papaguara mund të paguhen pa asnjë ndëshkim pas periudhës kalimtare.

KESCO

Është mirë që këtë mundësi ta shfrytëzojnë vetëm kredi marrësit që kanë nevojë të shtyjnë pagesën e këstit të kredisë për të mbuluar nevojat elementare të familjes, meqë funksionimi efikas i sistemit financiar është jetik në rrethanat nëpër të cilat po kalojmë”,ka shkruar Hoti./KlinaPress./