Connect with us

ShowBizzi/Ndërkombëtarë

I bëri të gjithë me lot, ‘Memo’ rrëfehet çka po ndodh me të

Published

on

ART MOTION

Është ndër filamt me të shikuar në këtë kohë.

Miracle in Cell No 7” apo në turqisht “Yedinci Kogustaki Mucize” është një ndër filmat më të ndjekur aktualisht. Një ripërpunim i filmit koreano-jugor të vitit 2013 me po të njejtin emër, ka një storie sa të dhimbshme po aq të ngrohtë për lidhjen mes një babai dhe vajzës së tij.

Me regji të Mehmet Ada Öztekin, në këtë film shkëlqen Nisa Sofiya Aksongusi, një vajzë e vogël e dëshpëruar për të rikthyer në shtëpi përsëri babanë e saj të akuzuar rrejshëm për një vrasje, i cili gjithashtu është me aftësi të kufizuara mendore (rol i luajtur nga Aras Bulut Iynemli), transmeton rtv21.

KESCO

Aktori së fundi foli për suksesin që pati ky film dhe për dashurinë e madhe ndaj këtij filmi. “Udhëtimi i “Miracle in Cell No.7″ (7. Koğuştaki Mucize) filloi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekullinë e tij. Ai arriti te shumë njerëz në të gjithë botën në ditët më të vështira. Le t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër me dashuri. Faleminderit për interesimin. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”, shkroi ai në Instagram.

Ova dhe babai i saj, Memo jetojnë një jetë të lumtur. Çrregullimi kongnitiv i Memos ndikon që ai të sillet sikur fëmijë. Historia fillon nga një çante shpine, e cila sjell një tornado të ngjarjeve fatkeqe.

Një incident i çuditshëm çon në një keqkuptim të madh, duke ndikuar që Memo të burgoset. Memo është akuzuar rrejshëm dhe dhe u burgos për rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës së një oficeri ushtarak dhe pjesa tjetër e filmit dëshmon lidhjen e babait dhe vajzës. Kjo storie prekëse do t’ju bëjë të qani dhe qeshni, përderisa i përjetoni momentet e Ovas dhe babait të saj dhe sfidat në të cilat kalojnë përgjatë ndarjes së tyre.

Filmi shfaq po ashtu torturat që Memo i përjeton përgjatë periudhës sa është në burg dhe ngrohtësinë që ia dhurojnë të burgosurit kur e kuptojnë gjendjen e tij dhe mënyrat që i gjejnë ata për t’i ribashkuar babë e bijë.

Rrugëtimi i Memos për ta dëshmuar pafajësinë e tij dhe përpjekja e vajzës së tij për drejtësi për babain, është vërtetë prekës. Ky film dëshmon fuqinë e dashurisë, ndikimin e akteve të rralla të mirësisë dhe gjetjen e së mirës në të keqen, në çdo pikë të jetës./KlinaPress./