Connect with us

Lajme

I dënuari me burgim të përjetshëm në Kosovë kapet rastësisht në Gjermani

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Në mesditën e të shtunës, policët në Mindelheim, Landi i Bavarisë, kanë kapur një burrë 28-vjeçar derisa po përdorte telefonin mobil gjatë ngasjes së makinës, shkruan polizei.bayern.de.

Atë e kishin ndaluar për ta kontrolluar pasi kishin parë se po telefononte duke qenë në vozitje e sipër.

Por, siç konstatojnë ndërkohë policët, personi në fjalë që po e ngiste një mercedes, ishte i kërkuar me flet-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kosovare për një vrasje të rëndë, të kryer në Kosovë, transmeton albinfo.

KESCO

Shtetasi kosovar është dërguar në burgun për deportim, prej nga do të transportohet në Kosovë, ku e pret dënimi me burgim të përjetshëm./KlinaPress/