Ibrahim Tatlises padyshim është një ndër këngëtarët më të mëdhenj të shtetit turk.

Megjithatë kjo nuk e ka amnistuar që të mos ketë probleme në jetë dhe një të tillë e ka përjetuar gjatë vitit 2011.

Në fakt, këngëtari ka qenë cak i mafisë dhe me këtë rast e kishin plagosur në kokë me armë zjarri, e cila gjë kishte bërë që t’i paralizohet një pjesë e trupit.

KESCO

Por, gjatë ditës së sotme legjenda ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke vozitur një veturë ndërsa në prapavijë dëgjohet hiti i tij, “Yala Sofer”.

Kjo është hera e parë që 67-vjeçari të shihet duke vozitur një veturë dhe dukej tejet i lumtur.

Ndryshe, Ibo tashmë është tërhequr krejtësisht prej botës artistike ani pse kohë pas kohe po merr pjesë në aktivitete kulturore. /KlinaPress/