Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Ibrahimovic në lot në sy për Italinë

Published

on

GorenjeKosova

Ibra në lot për Italinë: Këto gjëra po i dhuroj për vendim tim të dashur.

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një mesazh emocionues për vendin e tij të dashur, Italinë, që po përballet me sfidën e përhapjes së koronavirusit.

Italia është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, dhe ndalimi i përhapjes së tij, ende duket shumë larg.

KESCO

Ibrahimovic ka kaluar shumë vite në Itali, duke luajtur për skuadrat si Juventus, Inter dhe Milan, dhe te këta të fundit, ka bërë një rikthim sensacional dy muaj më parë.

“Italia më ka dhënë gjithnjë aq shumë dhe në këtë moment dramatik dua t’i jap edhe më shumë vendit që dua. Kam vendosur të ndërmarrë masa për të mbledhur ndihma dhe pajisje mjekësore për spitalet”, ka deklaruar Ibrahimovic, përcjell lajmi.

“Së bashku mund t’i ndihmojmë spitalet, mjekët dhe infermierët, të cilët shpëtojnë jetën tonë”.

“Dhe mbani mend, nëse virusi nuk vjen te Zlataini, Zlatani do të shkojë te virusi”./KlinaPress./