Connect with us

Sport

Ibrahimovic: Nëse Unitedi ka nevojë për mua, jam këtu

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Ylli i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic ka hapur derën për një rikthim të mundshëm te Manchester Unitedi.

Sulmuesi suedez ka shijuar një sezon të jashtëzakonshëm në MLS dhe beson se ai është akoma mjaft i mirë për të luajtur në Ligën Premier.

Ai me shaka shtoi se Unitedi nëse ka nevojë për të, ai është gati për një rikthim.

KESCO

“Nëse Unitedi ka nevojë për mua, unë jam këtu! Por, Galaxy më ka mua, kështu që më vjen keq”.

Ibrahimovic duke festuar një gol me fanellën e Unitedit (Foto: Getty Images/Guliver)

“Unë bëra punën time në Evropë. Më pëlqen, kam 33 trofe që solla me vete këtu dhe shpresoj se mund të fitojë edhe këtu”.

Ndryshe, Ibra kaloi dy sezone në Old Trafford mes viteve 2016 dhe 2018 duke shënuar 29 gola në 53 ndeshje. /KlinaPress/