Connect with us

Sport

Icardi i vë ultimatum Juventusit

Published

on

ART MOTION

Mauro Icardi do ta presë Juventusin deri më 10 gusht dhe pastaj do ta shqyrtojë seriozisht mundësinë për të kaluar te Napoli, të cilit Interi është i gatshëm t’ia shesë argjentinasin për një çmim më të lirë.

Sulmuesi argjentinas është lënë jashtë turit parasezonal i Interit në Azi dhe është paralajmëruar se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Antonio Conte, transmeton Gazeta Express.

Icardi, megjithatë, është duke refuzuar të bisedojë me klubet e tjera, përveç Juventusit.

KESCO

Sipas Sportmediaset, 25-vjeçari do ta presë Juventusin deri më 10 gusht për ta arritur një marrëveshje me Interin për të, përndryshe do t’ia hapë derën Napolit.

Interi nuk dëshiron ta forcojë rivalin e drejtpërdrejt, Juventusin, prandaj sipas Tuttomercatoweb zikaltrit janë të gatshëm ta ulin çmimin e Icardin në 70 milionë euro për Napolin, nga 80 sa po ia kërkojnë Juves. /KlinaPress/