Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Iker Casillas në telashe, akuzohet për pastrim parash

Published

on

Princ Caffe Banners

Portieri legjendar i Spanjës, Iker Casillas ka përfundur së fundmi nën hetim për pastrim parash dhe shmangie të taksave. Autoritetet portugeze kontrolluan shtëpinë e ish-portierit të Portos, si pjesë e një hetimi që ka përfshirë disa futbollistë, klube futbolli, avokatë dhe agjentë futbollistësh.

Nëpërmjet një prononcimi në Twitter, Iker Casillas u shpreh se është tej mase i qetë për situatën, respekton hetimin dhe ka besim tek sistemi portugez i drejtësisë.“Uroj që transparenca të prekë këdo dhe çdo cep të futbollit”, ishte reagimi i portierit spanjoll, i tërhequr vetëm pak javë më parë nga sporti.

Prokurorët publik thanë se autoritetet, përfshirë gati 200 policë, kryen 76 kontrolle në të gjithë vendin në shtëpi, klube futbolli, avokatë dhe zyra të agjentëve./KlinaPress./

KESCO