Connect with us

Lajme

Imazhet tmerruese të pacientit: Si i shkatërron koronavirusi mushkëritë

Published

on

PEX HOST 728×90

Këto imazhe me rreze X i përkasin një shtetasi kinez 44 vjeçar që vdiq nga koronavirusi.

Siç mund ta shihni edhe në fotot e tmerrshme, rrezet X tregojnë shkatërrimin që sëmundja ka bërë në mushkëritë e pacientit, shkruan The Sun.

Në to shihen njolla të bardha në cepat e mushkërive, në ato që radiologët quajnë opaciteti i xhamtë, që është mbushja e xhepave të ajrit.

KESCO

Këto anormalitete u identifikuan nga doktorët në skanimet e pacientëve të koronavirusit deh janë të ngjashme me ato të pacientëve që kanë vuajtur më parë gjatë epidemive të SARS e MERS. Viktima 44-vjeçare punonte në një treg prodhimesh deti në Vuhan dhe tregon qartë anormalitetin.

Skanimet tregojnë sesi lëngu në xhepat e ajrit u bë më i theksuar me kalimin e kohës siç dallohet duke krahasuar imazhet nga A deri te F.

Ky shtetas u shtrua në spital më 25 dhjetor 2019 me ethe e kollë për dy javë, e më pas u diagnostikua me pneumoni të rëndë respiratore. Megjithë trajtimet e marra ai vdiq një javë më vonë./KlinaPress./