Connect with us

Shëndetësi

Infektologu flet për dy rastet e djeshme të prekur me coronavirus

Published

on

Shell Banners

Infektologu Valbon Krasniqi foli rreth dy rasteve të reja të pacientëve të prekur me coronavirus në Kosovë.

Krasniqi në “Click” të Rtv21 u shpreh se njëri nga personat e prekur ka shkuar dje në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse-Infektive, ndërsa tjetri sot.

Infektologu tregoi se pacientja 53 vjeçare nga Suhareka nuk ka histori të udhëtimit, por që babai i saj ka qenë për vizitë nga Zvicra në Kosovë, i cili është kthyer para disa ditësh në Zvicër, i cili ka rezultuar i prekur me coronavirus.

KESCO

Ndërsa, për 43 vjeçarin e prekur me coronavirus nga Gjakova, Krasniqi tha që mund të ketë pasur kontakt me të prekurit e tjerë, që janë konfirmuar nga komuna e Gjakovës./KlinaPress./