Connect with us

Lajme

Inspektorati Policor shënon 13 vjetorin e themelimit

Published

on

Princ Caffe Banners

Me rastin e 13 vjetorit të Inspektoratit Policor të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se mburret me profesionalizimin dhe sukseset e policisë së Kosovës dhe për këtë shtoi se Qeveria do të jetë përkrahës i saj.

“Kemi sfida siç është korrupsioni, me rreziqet që i ka Kosova dhe rajoni, andaj secili institucion që punon suksesshëm Kosova do të jetë partner i rajonit dhe më gjerë. Qeveria ka ndërmarr vendime për fuqizimin e rendit dhe ligjit. Andaj, kemi dyfishuar rritjen e pagave për prokurorë dhe gjyqtarë. Ne jemi në përkrahje të policisë tonë dhe po ashtu tash sytë e popullit janë nga policia”, tha Haradinaj.

Kryeshefja e IPK-së, tha se gjatë këtyre viteve ka pasur mjaft suksese në përmbushje të misionit për goditjen e krimit.

KESCO

“Janë goditur grupe kriminale pjesë e tyre kanë qenë edhe pjesëtarë policor. Andaj, synimi është që ta luftojmë krimin e organizuar dhe çdo të keqe në tërë territorin e vendit”, tha Kelmendi.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, tha se fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe puna për luftimin e krimit dhe korrupsionit, e vendos IPK-në në listën seriozë për punën e saj.

Në këtë ceremoni janë ndarë edhe medalje për zyrtarë vendor dhe ndërkombëtarë. Për kontribut të dalluar në prokurorinë e Shtetit, medalje i është ndarë edhe prokurorit Sylë Hoxha.

Ndryshe, IPK  para 13 vjetëve kishte nisur punën me 20 punonjës, ndërsa tash janë 100 zyrtarë. /KP/KlinaPress/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *