Connect with us

Sport

Inter “dridh” Seria A, vjen me dy transferime të mëdha

Published

on

PEX HOST 728×90

Sanchez me shumë gjasë do të zbarkojë te Inter.

Inter tenton të “blindojë” sulmin. Pas mbërritjes së Romelu Lukakut, zikaltërit kanë bindur lojtarin tjetër të Manchester United, Alexis Sanchez.

KESCO

Kiliani pritet të udhëtojë mbrëmjen e sotme drejt Milanos për tu zyrtarizuar si një lojtar i Interit të martën.

Por, 30 vjeçari nuk do të jetë goditja e vetme e Marottës për repartin e avancuar. Sipas asaj që shkruan “CorSport”, Inter po mendon të sigurojë firmën e spanjollit, Fernando Llorente.

Sulmuesi është një lojtar i lirë që prej largimit të tij nga Tottenham Hotspur dhe Inter do të ishte një mundësi e mirë për të rinisur karrierën. Kujtojmë që 34 vjeçari ka qënë edhe më parë pjesë e Seria A, ku mes sezoneve 2013-2015 shënoi 23 gola në 66 takime me fanellën e Juventusit.

Llorente ka një eksperiencë të madhe, teksa ka mbajtur veshur fanella të rënda, Barcelona, Athletic Bilbao, Sevilla dhe Sëansea City. Ndërkohë, me kombëtaren e Spanjës është aktivizuar në 24 takime, ku ka shënuar edhe 7 herë./KlinaPress/