Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Inter s’ka të ndalur, interesohet për yllin e Bayern Munich

Published

on

Petrol Company Banner

Interi shfaq interesim për yllin e Bayern Munich.

Interi ka shfaqur interesim në mesfushorin e Bayern Munich, Corentin Tolisso, i cili duhet se ka mundësi të largohet nga kampioni i Gjermanisë, sepse është zhgënjyer me jetën në Gjermani.

25-vjeçari iu bashkua klubit bavarez nga Lyoni në verën e vitit 2017, por ka dështuar të zërë vend titullari në 11-shën e parë të Bayernit, transmeton Gazeta Express.

KESCO

Tolisso, për të cilin një kohë flitej se do të kalonte në Juventus apo Napoli, është duke e kërkuar një sfidë të re dhe mund të largohet nga Bayerni këtë verë, sipas Sky Sports në Gjermani.

Transmetuesi gjerman raporton se Interi është i interesuar në mesfushorin francez, por ende nuk ka nisur kontakte me Bayernin për shërbimet e lojtarit.

Ndërsa ditë më parë, La Gazzetta dello Sport raportoi se Interi është shumë i interesuar në blerjen e Tolissos.

Francezi i ka bërë vetëm 13 paraqitje në ligë këtë sezon për Bayernin, duke e shënuar një gol./KlinaPress./

Radio Taxi Roberti Banners
Radio Taxi Roberti Banners