Connect with us

Sport

Interi bën ofertë të re për Lukakun

Published

on

Schengen Visa

Interi thuhet se po përgatit një ofertë të përmirësuar rreth 66 milionë euro dhe bonuset për sulmuesin e Manchcester Unitedit, Romelu Lukaku.

Sipas Sky Sports, shuma do të paguhet në dy ose tre këste dhe Nerazzurët janë duke kërkuar që marrëveshja të mbyllet në këtë javë, kështu që Djajtë e Kuq të kenë kohë të mjaftueshme për të nënshkruar një zëvendësim për belgun.

Kjo është për shkak se afati i transferimeve në Ligën Premier mbyllet më nëntë gusht në krahasim me Serie A-në që afati mbyllet në fund të muajit të ardhshëm.

KESCO

Romelu Lukaku (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Tani mbetet për t’u parë nëse oferta e bind skuadrën angleze që ta ulin shumë e kërkuar prej 87 milionë euro.

Sulmuesi argjentinas e dëshiron kalimin te Juventusi, andaj skuadra nga qyteti i Milanos po tenton që ta mbyll sa më parë transferimin e belgut. /KlinaPress/