Connect with us

Sport

Interi nis bisedimet me Realin për Bale

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Interi është përfshirë në bisedime me Real Madridin për transferimin e Gareth Bale, ndërkohë që po shtohen spekulimet për të ardhmen e uellsianit.

Trajneri Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se anësori do të largohet nga Santiago Bernabeu duke thënë: “Nëse largohet nesër, aq më mirë”.

Kthimi te Tottenham Hotspur dhe një ofertë luksoze nga Kina janë përmendur si opsione, ndërsa Gazzetta dello Sport raporton se Interi dëshiron t’ia sigurojë një transferim të madh Antonio Contes.

KESCO

Bisedimet zhvillohet me anë të ndërmjetësit Nelio Lucas, ndërsa pritet të shihet se cila do të jetë oferta e zikaltërve për ta joshur lojtarin drejt Serie A.

Bale ka shënuar 102 gola dhe ka dhuruar 64 asistime në gjashtë vitet e tij te Los Blancos, duke fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe një herë La Ligan, por ai asnjëherë nuk i kishte kënaqur kërkesat e tifozëve, si dhe ka pasur probleme me lëndime. /KlinaPress/