Sport
Interi vazhdon ta konsiderojë Cavanin si alternativë të Lukakut

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani vazhdon të mbetet ‘plani b’ i Interit nëse dështon transferimi i Romelu Lukaku nga Manchester Unitedi.
Përpjekjet e Nerrazzurëve për të nënshkruar me sulmuesin e Unitedit kanë ngecur shkaku i çmimit të kërkuar nga anglezët dhe mos gatishmërisë së tyre për të paguar.
Një humbje tjetër e objektivit mund të ndodh edhe për shkak të interesit të madh të Juventusit, të cilët duan ta rrëmbejnë Lukakun para Interit.

Cavani gjatë një dueli me Diego Godin (Foto: FC Inter/Instagram)
Sipas mediumit italian Calciomercato, Inter thuhet se e konsideron Cavanin si një alternativë të Lukakut.
Cavani e njeh mirë Serie A pasi më parë ka luajtur me sukses te Palermo dhe Napoli, ndërsa përvoja e tij mund të jetë kruciale te Interi. /KlinaPress/