Connect with us

ShowBiz

Inva Mula koncert në Itali për Nënë Terezën

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula, do të mbajë një koncert për nder të Nënë Terezës, me rastin e përvjetorit të shenjtërimit të saj.

Koncerti “Nëna Arbëri” pritet të mbahet më 5 shtator, ora 21:00 në sheshin “Vittorio Emanuele”, në Piana Degli Albanesi.

Përveç Invës, pjesëmarrës do jenë edhe shumë artistë të tjerë të njohur shqiptarë dhe italianë.

KESCO

Inva Mula/Foto: Instagram

Kjo u bë e ditur nga vet Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, pasi ky koncert organizohet me mbështetjen e tij.

“Nëna Arbëri”, një koncert për të nderuar kujtimin e Nënë Terezës me rastin e përvjetorit të shenjtërimit të saj. Më 5 shtator, ora 21:00 në sheshin “Vittorio Emanuele”, në Piana Degli Albanesi, sopranoja Inva Mula së bashku me artistë të njohur shqiptarë dhe italianë do të interpretojnë një repertor të përzgjedhur enkas për këtë rast. Ky është një koncert që organizohet me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën”, ka shkruar mes të tjerash ai. /KlinaPress/