Lajme
Ish zv. Ministri i PDK-së “zbulon” fenë e Albin Kurtit “Orientime ekstreme të islamit puro pro rus”

Pas votimit të 82 deputetëve për rrëzimin e Qeverisë Kurti, të cilin e ngriti pikërisht partneri i koalicionit LDK, një nga aryset më të shpeshta që u përmend është akuza se Kurti është anti-amerikan.
Kjo duke u nisur në atë që sipas tyre, Kurti, nuk ndëgjoj ShBA-të e rrezikoi edhe tërheqjen e trupave amerikane e investimet në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.
Por, tash ka ardhë edhe një akuzë e re ndaj Albin Kurtit.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, po thtoë që Kurti ka orientime ekstreme të islamit puro pro Rus, definicion ky jo i njohur deri më tash.
“Tani më është e qartë!
Dy pole që kanë vu në pikëpyetje ekzistencën dhe perspektivën e kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi në raport me orinetimet e saj.Njëra në emër kinse për të luftuar korrupcionin që përfaqësohet nga Albin Kurti me orientime ekstreme të islamit puro pro Rus e që ka në brendi sentimentin bolshevik dhe ana tjetër e për fat të mirë e që është shumicë shqiptare lidhjen dhe miqësinë me perendimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Gjitha të tjerat janë veç kamuflim dhe mbulesë për të arritur aty ku as Rilindasit nuk e kishin menduar në gjysmën e dytë të shekullit XIX”, ka shkruar Zeka./Gazeta inFokus/