Connect with us

Lajme

Ismaili: PDK nuk hyn në Qeveri të re

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Uran Ismaili ka thënë se PDK-ja nuk hyn në Qeveri të re.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së subjektit politik që përfaqëson në qeverinë e re të vendit, pa mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ne nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë arsye ta ndërrojmë qëndrimin tonë”, ka thënë Ismaili.

KESCO

“Qëndrimin e 6 tetorit do ta mbajmë”, ka theksuar Ismaili, duke shtuar se PDK’ja do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

“Nuk po i fryjmë asnjë lloj përçarjeje, asnjë lloj matematike…”, ka thënë ai, duke iu referuar formimit të një qeverie të re, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit.

“Do të kritikojmë, do të mbështesim, do t’i bëjmë të gjitha ato që janë në interes të vendit”, ka paralajmëruar Ismaili./KlinaPress./