Connect with us

Lajme

Isufi: Brenda afatit do ta dorëzojmë në KQZ për regjistrim koalicionin AAK-PSD

Published

on

COVID-19

Kur kanë mbetur 12 orë deri në përmbylljen afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, deri më tash asnjë parti nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Siç e dimë deri tash janë arritur vetëm dy koalicione ai në mes të AAK-së dhe PSD-së si dhe koalicioni tjetër NISMA-AKR.

Ahmet Isufi nga AAK ka deklaruar për Telegrafin se regjistrimin e koalicionit do ta bëjnë në afatin e rregullt.

KESCO

“Jemi duke e përgatitur dhe në afatin e rregullt do ta dorëzojmë”, ka thënë Isufi.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme qendrore pritet të hapet më 25 shtator dhe të zgjasë deri më 4 tetor, ndërsa dita e votimit do të jetë më 6 tetor. /KlinaPress/