Connect with us

Lajmet/Botë

Itali/ Autoriteti Kombëtar i Aviacionit autorizon përdorimin e dronëve për të monitoruar lëvizjen e njerëzve

Published

on

PEX HOST 728×90

Italia ka gjetur mënyrën më novatore për të monitoruar lëvizjen e njerëzve. Policia italiane ka fituar të drejtën për të përdorur dronë për të monitoruar lëvizjet e njerëzve.

Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil (ENAC) autorizoi përdorimin e dronëve për të monitoruar lëvizjet e njerëzve në zonat e populluara për të siguruar pakësimin e të infektuarve me Covid-19. Autorizimi u bë i ditur përmes një letre të publikuar në faqen zyrtare të ENAC.

Kur nisi përhapja e virusit në Itali, autoritetet bllokuan lëizjen vetëm në zonat e prekura, në veri të vendit. Më 9 mars u kufizua lëvizja në gjithë vendin dhe ata që thyejnë rregullat përballen me gjoa që nisin nga 200 euro dhe me gjashtë muaj burg. Të premten, u kërkua angazhimi i ushtrisë pasi vdekjet pësuan rritje të frikshme dhe spitalet po përballeshin me fluks të madh pacientësh. Gjatë fundjavës, autoritetet ngushtuan masat.

KESCO

Dje pati një ulje të vogël në numrin e rasteve. Italia konfirmoi 601 të vdekur prej Covid-19 brenda 24 orësh, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 6077. U diagnostikuan 4789 të tjerë, në total 63927 të infektuar në gjithë vendin./abcnews.al