Connect with us

Sport

Iwobi: Transferimi i Zaha te Arsenali më detyron të largohem

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Alex Iwobi ka hapur derën për t’u larguar nga Arsenali këtë verë, nëse klubi londinez vendos të nënshkruaj me sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha .

Sulmuesi nigerian ka paralajmëruar largimin nga Emirates nëse transferohet Zaha, i cili po lidhet tash e sa kohë me një transferim te Arsenali.

“Kam pasur të gjitha gjatë viteve, edhe pse është thënë shumë se nuk jam mjaft i mirë”, ka thënë fillimisht Iwobi për The Sun.

KESCO

Iwobi i frikësohet konkurrencës nga Zaha (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

“Jam gati për ‘luftë’, por e vetmja kohë që unë do të mendoj të largohem është nëse nuk jam duke luajtur aq sa do të doja”.

“Natyrisht, gëzimi im është të luaj futboll dhe jo vetëm të ulem në bankë”.

“Ne kemi yje të mëdhenj tashmë, kështu që duke shtuar një tjetër unë vetëm do të duhet të dëshmoj se mund të bëj më mirë se ata”, përfundoi sulmuesi. /KlinaPress/