Connect with us

Sport

J-Hotel, njihuni me qytezën e Juventusit.!

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Me fillimin e stërvitjes në “Continassa”, tani vetëm për lojtarët, por së shpejti për të gjithë, “J Hotel” ka hapur dyert. Ky është hoteli i parë në Itali, i lidhur me një klub futbolli. Ekipi i Juventusit do të ketë në dispozicion 40% të kapacitetit. Një krah i tërë i strukturës, i hapur tashmë, është rezervuar për ekipin e pare. Aty do të bëhen grumbullimet para ndeshjeve.

Vendi komod i akomodimit ndodhet 600 metra larg stadiumit “Allianz” dhe është praktikisht i bashkangjitur me qendrën e trajnimit të bardhezinjve. Gjatë këtyre ditëve të stërvitjeve parasezonale, qëndrimi dhe sistemimi aty mbetet në diskrecionin e lojtarëve. Kushdo që e ka familjen në Torino, mund të kthehet në shtëpi, në mbrëmje. Të sapoardhurit po jetojnë aty, që nga Ramsey te Rabiot e deri te trajneri Sarri.

KESCO

Kushdo mund të qëndrojë në të njëjtin hotel, si lojtarët, kur pjesa e strukturës së hapur për publikun të jetë, gjithashtu, e disponueshme. Në faqen e internetit të hotelit tashmë është e mundur të rezervosh një dhomë që nga 24 gushti, me çmime prej 116 eurosh nata. Hoteli është me katër yje dhe ka 138 dhoma të rehatshme, me çfarëdolloj faciliteti. Struktura akomoduese shtrihet mbi një sipërfaqe prej 11.200 metra katrorë, e cila përfshin SPA, dhomat e takimit, një sallë konferencash me rreth 100 vende dhe restorant për 200 persona, nga të cilët, 60 mund të qëndrojnë jashtë.

Pronarët e klubit bardhezi po përfundojnë kështu zhvillimin e pasurisë së patundshme të zonës së vjetër “Cascina Continassa”, të marrë në përdorim për 99 vite nga bashkia, në vitin 2013. Zona ndodhet në periferinë veriperëndimore të Torinos, në afërsi të “Reggia di Venaria” dhe ishte tërësisht e braktisur. Tashmë, aty është bërë shtëpia e madhe e Juventusit. Përveç qendrës së trajnimit, aty funksionon edhe “J Medical”, “World International School”, “Gaetano Scirea”, stadiumi “Allianz” dhe tashmë “J Hotel”./KLINAPress/