Connect with us

Sport

Ja cilat ndeshje do t”i humbasë Alissson

Published

on

Pex Host Big

Alisson, ishte i pafat në këtë fillim sezon.

Lajme të këqija nga infermieria e Liverpoolit në lidhje me gjendjen shëndetësore të portierit Alisson Becker.

“Gardiani” brazilian, i dëmtuar gjatë ndeshjes së parë të Premier League-s, të cilën “The Reds” e fituan 4-1 ndaj Norwich, duhet të qëndrojë rreth 8 javë jashtë fushave të blerta.

KESCO

E ndërsa po riniste topin nga fundorja, ish-portieri i Romës ra në tokë mes dhimbjesh, duke pësuar tërheqje në pulpë.

Trajneri Jurgen Klopp nuk do ta ketë në dispozicion për Superkupën e Europës kundër Chelseat, që do të zhvillohet të mërkurën, por edhe në takimet e kampionatit kundër Arsenalit dhe Newcastle në shtëpi dhe ndaj Burnleyt dhe e Southamptonin jashtë.

Mund të mungojë gjithashtu edhe në ndeshjen e parë në grupe të Championsit, që do të luhet më 16 shtator./KlinaPress/