Connect with us

Shëndeti

Ja cili lloj i maskës është më i miri kundër koronavirusit

Published

on

ja-cili-lloj-i-maskes-eshte-me-i-miri-kunder-koronavirusit
PEX HOST 728×90

Cili lloj i maskës është më i miri kundër koronavirusit.

A ka rëndësi se çfarë maske përdorni për t’u mbrojtur nga koronavirusi? Po. Llojet e ndryshme të maskave ofrojnë nivele të ndryshme të mbrojtjes.

Nivelin më të lartë të mbrojtjes e ofrojnë maskat e tipit N95. Megjithatë, këto maska janë të shtrenjta, ka mungesë të tyre dhe nuk janë të rehatshme për t’i mbajtur për një kohë të gjatë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

KESCO

Për këtë arsye, edhe vendet që e kanë bërë të detyrueshme vendosjen e maskave kanë sugjeruar në përgjithësi që ky lloj i maskave të rezervohet për punëtorët shëndetësorë ose për personat që janë në rrezik të lartë.

Dëshmitë për vlerën mbrojtëse të maskave për një përdorim apo mbulesave të fytyrës janë më pak të qarta, por prapë lënë të kuptohet se maskat mund të kontribuojnë në kufizimin e përhapjes së Covid-19. Akademia e Shkencave e Britanisë ka thënë se këtu mund të përfshihen edhe maskat e përgatitura në shtëpi.

Duket se ka përfitime nga përdorimi i llojeve të tjera të maskave, përpos maskave kirurgjike. Megjithatë, parametrat e saktë për atë se cilat maska janë më të mirat dhe për nivelin e mbrojtjes që ofrojnë për përdoruesit dhe njerëzit rreth tyre ende janë duke u hulumtuar.

Para se ta vendosni maskën, pastrojini mirë duart me ujë dhe sapun. Mbulojini hundën dhe gojën me maskë dhe sigurohuni që të mos ketë hapësira mes fytyrës dhe maskës. Shmangeni prekjen e maskës përderisa e përdorni, por nëse e bëni, pastrojini duart.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *