Lokale
Ja ku mund të furnizohen me ujë të pijshëm qytetarët e Klinës

Komuna e Klinës ka marrë masa të reja kundër koronavirusit, e një ndër to sipas kryetarit të Komunës, Zenun Elezaj është edhe furnizimi i qytetarëve me ujë të pijshëm.
Zenunaj i ka ftuar qytetarët që të marrin ujë të pijshëm tek fabrika e ujit në Klinë, shkruan gazeta inFokus.
Në fund ai ka bërë thirrje që qytetarët të mbajnë rradhën dhe distancën e gjithashtu të jenë të pajisur me maska dhe doreza sipas kërkesave të Intitucioneve të Shëndetësisë.
Ky është postimi i plotë i kryetarit të Klinës:
“KOMUNA E KLINËS NJOFTON QYTETARËT SE MUND TË FURNIZOHEN ME UJË TË PIJSHËM TEK FABRIKA E UJIT NË KLINË
Në mbledhjen e sotme të Shtabit të Emergjencës, me qëllim të sigurimit të ujit të pijshëm për qytetarët e Klinës, kemi marrë vendim, që KRU “Hidrodrini” njësia në Klinë të sigurojë të pijshëm për qytetarët e Klinës, që do të bëhet nëpërmjet dy burimeve pranë fabrikës së ujit në Klinë.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, që gjatë furnizimit me ujë të respektohet radha, distanca dhe të jenë të pajisur me dorëza dhe maska, si masë parandaluese e përhapjes së virusit.”/Gazeta inFokus/