Connect with us

ShowBiz

Jon Bon Jovi ka hapur restorant të ri për njerëzit që NUK kanë para

Published

on

Princ Caffe Banners

Këngëtari dhe aktori i njohur është një aktivist politik dhe një humanist i shkëlqyeshëm.

John Bon Jovi kohët e fundit hapi dy restorante ku njerëzit e pastrehë mund të ushqehen falas.

“Soul Kitchen” është emri i një organizate jofitimprurëse të themeluar nga Bon Jovi. Nuk ka lista çmimesh dhe pagesa e faturave është opsionale. Ata që janë në gjendje mund të lënë 20 dollarë, ndërsa ata që nuk kanë mjete, mund të hanë falas. Sipas të dhënave, 51 për qind e vaktit dhurohet dhe 49 për qindshi i mbetur do të mbulohet nga punë vullnetare.

KESCO

Motoja e restorantit është “Të gjithë janë të mirëpritur në tryezën tonë!” Restoranti i parë në llojin e tij u hap në tetor të viti 2011 në New Jersey, ku lindi Bon Jovi. Restoranti i dytë u hap në vitin 2016, në zonën e shkatërruar nga uragani Sendi.

“Misioni ynë ka qenë gjithmonë të ndikojë në ndryshimin pozitiv dhe të adresojë urinë dhe pastrehësinë”, shpjegoi këngëtari.

“Nuk ka çmime në menynë tonë. Kështu që, nëse keni mundësi, do të merrni pjesë në punën tonë: ju mund të pastroni tryezat, të bëni enët ose të punoni në kopshtet tona”, shtoi Bon Jovi.

Gjithmonë ka tri pjata kryesore në meny, të frymëzuara nga kuzhina amerikane dhe menyja ndryshon çdo 10 ditë. Pjata e parë përbëhet nga supë ose sallatë kurse kryesore është bërë me mish të bardhë ose të kuq, por edhe peshk dhe ushqimet vegjetariane janë gjithashtu në dispozicion. Dhe në fund është ëmbëlsira, e cila është e ndryshme nga stina. Ushqimi përgatitet nga përbërës organikë të rritur në kopshtin e restorantit, i cili është në pronësi të një OJQ-je. /KlinaPress/