Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Jonida ka treguar se ka nisur pushimet, ndërsa është shfaqur duke u relaksuar në pishinë në disa nga imazhet e fundit të ndara me ndjekësit.

Ajo ka vënë në pah linjat e saj atraktive të trupit, duke rrëmbyer vëmendje me vitalitetin e saj.

KESCO

“Për qejfin tim”, ka shkruar këngëtarja Maliqi në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu se po e shijon në maksimum pushimin.

Muajve të fundit, ajo ka qenë shumë e përfolur në media për një lidhje të re që ka nisur me Romeo Veshajn, ndonëse vet nuk është prononcuar rreth kësaj çështje. /KlinaPress/