Connect with us

Sport

Joshua merr një “ofertë të madhe” për të luftuar ndaj Furyt në Arabinë Saudite

Published

on

Schengen Visa

Ekipi i Anthony Joshuas ka pranuar një “ofertë të madhe” për të luftuar ndaj Tyson Furyt, por kjo përballje duhet të jetë në Arabinë Saudite.

Njerëz me ndikim në Lindjen e Mesme janë të etur për të organizuar “Betejë Britanike” në mes të Furyt dhe Joshuas për titullin e padiskutueshëm.

Por, me Furyn të kontraktuar nga kompania Top Rank, ata mund të kërkojnë që ajo përballje të zhvillohet në ShBA, pasi katër luftimet e tij të fundit ishin në Las Vegas.

KESCO

Sidoqoftë, promoteri i Furyt, Frank Warren, ka pranuar se mund të organizohet meçi edhe në Lindjen e Mesme.

“Në një peizazh të ëndrrave duhet të jetë në Londër, por ata janë atletë profesionistë. Këta djem kanë karrierë të shkurtër, ata shkojnë aty ku janë paratë”, ka thënë fillimisht Warren.

“Nuk e di se ku do të zhvillohet. Kudo që vijnë më shumë para. Janë boksierët ata që futen në ring dhe ata do të bëjnë zgjedhjen”, përfundoi ai.

Gara e fundit e Joshuas, fitorja ndaj Andy Ruiz Jr, u mbajt në Arabinë Saudite dhe solli shumë të ardhura.

Promoteri i AJ, Eddie Hearn zbuloi se një ofertë ishte në tavolinë për të luftuar ndaj fituesit të meçit Fury-Wilder para përplasjes në Las Vegas, të cilën King Gypsy e fitoi me nokaut teknik në raundin e shtatë

“Ne kemi një ofertë të madhe për atë luftë që të zhvillohet. Është një mundësi e madhe. Ne kemi një partneritet aty në Arabinë Saudite”.

“Ata i vendosën paratë për luftën ndaj Andy Ruiz. Gjithçka që premtuan, ata i dorëzuan”.

“Ata e duan këtë luftë të madhe dhe kur të kenë atë lloj qëndrimi dhe mentaliteti, do të jetë e vështirë të mposhtesh”, ka thënë Hearn.

AJ është vendosur të luftojë kundër bullgar Kubrat Pulev në Stadiumin e Tottenham Hotspur më 20 qershor.

Hearn gjithashtu tregoi më herët se Joshua mund të anulojë luftën me Pulev – duke dorëzuar njërin rrip për të zgjedhur përplasje të madhe ndaj Furyt./KlinaPress./